Formacioni i dështakëve në Champions (FOTO LAJM)

Joe Hart - Manchester City
Formacioni i dështakëve të kësaj jave në Champions League dominohet nga futbollistë të Juventus dhe Napolit, dy ekipet italiane që dështuan në përballjet e së martës dhe të mërkurës. Por Top 11 plotësohet edhe nga tre lojtarë të Manchester City, që dje bënë një ndeshje për tu harruar përballë Bayern Munchen.

Në portë kemi Joe Hart, autor i dy gafave dje përballë Bayern Munchen, si në golin e Ribery ashtu edhe te goli i Robben.

Në mbrojtje kemio katër lojtarë: Isla dhe Bonucci nga Juventus, autor të dy gafave në dy golat e Galatasaray; Nastasiç që e pati të pamundur mbronte zonën e tij, ndërsa në krah Zuniga, i cili nuk mundi të bëjë asgjë përballë Ozil dhe Ramsey.

Në mesfushë gjejmë tre lojtarë që realisht së bashku do të formonin një super-repart por që këtë javë dështuan totalisht.

Në sulm gjejmë emra jo shumë të mëdhenj si Mitroviç, autor i penalltisë së humbur për Anderlecht; Callejon totalisht në hije ndaj Arsenal dhe sulmuesin e Marseille Andre Ayew. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori