Gafa e UEFA-s: Benfica-Zenit, finalja e Champions-it
Eshtë rrugë e gjatë dhe në fakt ende nuk ka nisur. Por në finalen e Champions League më 24 Maj të vitit të ardhshëm do të jenë të zotët e shtëpisë, nëse do ta quajmë kështu Benfican, që do të përballet me rusët e Zenit. Nuk është parashikim i oktapodit Poli, as i papagallit Mani apo ndonjë orakulli tjetër.

Në të vërtetë bëhet fjalë për një gafë në faqen zyrtare të UEFA-s në gjuhën portugeze, që nxirrte si finalistë Benfican dhe Zenitin në kompeticioninelitar futbollistik për klube në Europë. Deri në finalen që do të luhet në "Estadio da Luz" të Lisbonës mbeten edhe 9 muaj dhe deri atëherë ka mjaftueshëm kohë për të parë nëse fati do të cojë pikërisht këto dy skuadra përballë njëra-tjetrës.

Nëse do të ndodhë kështu, të jetë vërtet fat?.../albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori