Një vendim i minutës së fundit, përpara hedhjes së shortit për fazën e play off-eve të
Champions League, ka rikthyer në garim ekipin skocez të
Celtic Glasgow, i cili në fakt ishte eliminuar nga
Legia e Varshavës, pas dy humbjeve 4-1 (takimi i parë) dhe 2-0 (takimi i dytë).
Legia e fitoi duelin e raundit të tretë kualifikues me rezultatin e përgjithshëm 6-1, por duket se aktivizimi i Bartosz Bereszynski në ndeshjen e dytë e ka ndëshkuar atë, pasi
supozohej që ai të ishte i pezulluar.
Celtic e ka denoncuar këtë shkelje rregullash dhe e ka fituar takimin e dytë 3-0 në tavolinë, duke mundur të kualifikohet për në fazën play-off me rregullin e golit në fushë kundërshtare. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014,
ora 14:21