Galatasaray "çmendi" Juventusin (VIDEO)
Drogba
Lojë dramatike dhe paqartësi deri në fund të takimit në përballjen mes Juventusit dhe Galatasarayit në ndeshjen e Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Galatasaray shënoi e para përmes Didier Drogba në minutën e 36-të ndërsa barazimi i Juventusit erdhi shumë vonë, në minutën e 78-të nga penalltia. Autor ishte Arturo Vidal.

Pas barazimit, Juventus mori hov dhe në minutën e 87-të kaloi në epërsi përmes Fabio Quagliarellas, por Galatasaray nuk kishte në plan të dorëzohej. Një minutë më vonë, Umut Bulut barazoi rezultatin në 2-2.

Pas dy xhirosh, Real Madridi numëron gjashtë pikë, ndërsa Juventusi ka dy pikë në vend të dytë. Në vend të tretë dhe katërt janë Kopenhaga dhe Galatasarayi me nga një pikë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 23:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori