Juventusi priste nxehtësin e ferrit të tifozëve të Galatasray në “Telekom Turk Arena” në sfidën vendimtare për kalimin në 1/8 e Champions League, por gjeti borën e dendur që kushtëzoi shtyrjen e takimit me turqit e drejtuar nga Mancini. Pas 31 minutave lojë arbitri kryesor Proenca u detyrua të ndërpresë ndeshjen pasi manteli i bardhë kishte mbuluar fushën ku nuk dukeshin më vizat ndarëse.
Kokëfortësia e
kushteve atmosferike fitoi ndaj
vullnetit të
personelit për të krijuar kushtet minimale për rifillimin e takimit dhe në vend të futbollisteve spektaklin e dhurojnë pamjet e flokëve të borës në HD gjithsesi takimi u shty dhe sipas rregullores së UEFA-s do të rifillojë nga minuta e 31 me rezultatin 0-0 sot në orën 13:00. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2013,
ora 10:07