Gashi në Champions: Gëzim i madh nëse i shënoj Realit
Pëlqej
Shkëlzen Gashi pritet të luajë titullar kundër Real Madrid në mbrëmjen e sotme të Champions League. Në një intervistë për gazetën "Sport Plus", futbollisti i Basel dhe kombëtares shqiptare ka thënë se është i gatshëm të luajë kundër kampionëve të Europës dhe nëse i jepet mundësia, do të shënojë edhe gol.

Takimin me Realin Gashi e ka cilësuar si shumë të vështirë, por jo të pamundur për të nxjerrë rezultat pozitiv.

Ai ka folur edhe për Kombëtaren shqiptare dhe përballjen me Serbinë.

"Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e veçantë për mua, pasi do të luajmë kundër një klubi të madh siç është Real Madridi dhe Ronaldos që është më i miri. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën që kërkohet nga ne në fushë. E kemi të qartë që do të jetë shumë vështirë. Unë hyj në lojë për të ndihmuar ekipin tim dhe mundohem të jap maksimumin në çdo ndeshje. Nuk ka rëndësi kush shënon, por më e rëndësishme do të jetë fitorja e Baselit. Do të gëzohesha shumë nëse shënoj", është shprehur Gashi.

Përsa i përket ndeshjes me Serbinë më 14 tetor sulmuesi i Basel është shprehur: "Kemi fituar në Portugali dhe mund të fitojmë edhe në Serbi. Kemi ekip shumë të mirë. Kjo ndeshje do të jetë më ndryshe dhe nuk do të jetë aspak e lehtë". /albeu.com/




Shtuar më 16/09/2014, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori