Trajneri i Real Madrid Jose Mourinho deklaroi se futbollistët e tij ishin treguar shumë tolerantë ndaj Robert Lewandowskit në ndeshjen e parë, gjë që kundërshtari nuk e bëri me Cristiano Ronaldon. Tekniku portugez shpreh se vetëm në dhjetë
minutat e para, ndaj yllit të skuadrës së tij u
shkaktuan pesë ndërhyrje të gabuara, ndërsa asnjë për rivalin polak.
Në
fakt, Mou ka gënjyer, pasi nuk ka ndodhur kështu. Në dhjetë
minutat e para Ronaldo nuk ka pësuar asnjë faull, ndërsa sulmuesi i Dortmund ka pësuar një ndërhyrje të gabuar.
Madje, në dhjetë
minutat e para ishin pikërisht madrilenët që
shkaktuan më tepër faulle në fushë. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2013,
ora 12:02