Geri Lineker vazhdnon me ofendimet drejtuar Benzemas: Pse nuk e futën në lojë?
Pëlqej
Polemikat mes legjendës angleze Geri Lineker, Karim Benzemasë dhe Zinedin Zidanit, vijojnë në distancë. Pasi tha se francezi është një sulmues i mbivlerësuar, këtë herë Lineker ka shfrytëzuar humbjen e fundit të Realit ndaj Totenhemit në “Wembley” për të ironizuar kampionët e Europës. “Double Ali bën 2-0.

Sigurisht që Zidan do të aktivizojë Benzemanë tani”, postoi ai në “Tëitter”, duke ironizuar francezin, i cili ishte anonim në fushë. “I mrekullueshëm goli i tretë për Spërsat. Janë ata me fanellat e bardha dhe jo Reali, apo jo”? vazhdoi me ironinë ai.

Lufta Lineker-Benzema nisi gjatë barazimit 1-1 të Realit me Spërsat në “Bernabeu” dy javë më parë. “Mendimi im, apo Benzema është një djalë i mbivlerësuar”, shkroi anglezi. Benzema reagoi duke thënë se komenti i tij ishte thjesht një përhapje urrejtjeje. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2017, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori