Goleador i Champions-it, CR7 e Messi në ndjekje të Raul (FOTO LAJM)

Raul - 71 gola
Pëlqej
Raul Gonzalez është goleadori më i suksessshëm në historinë e Champions League me 71 finalizime në kompeticionin madhor, por duket se jo edhe për shumë. Ishte dhe është çështje kohe, pasi Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë në korsinë e Raul për t’i marrë kurorën e goleadorit të Champions.

Dy "avionët" e futbollit botëror, Ronaldo e Messi, janë gati të parakalojnë "Ferrarin" Raul, autor i 71 finalizimeve me Realin e Madridit dhe Schalke 04. Cristiano dhe Leo ecin me shpejtësi shumë të lartë, pothuajse me shpejtësinë e dritës.

Ronaldo është ekzaktësisht vetëm 3 gola larg rekordit të Raul, ndërsa Messi një më shumë, katër. Ronaldo e nisi me gol që në takimin e parë të këtij sezoni, duke i shënuar Baselit. Portugezi është nisur në sulm për t’u ngjitur i vetëm në fronin e goleadorit kontinental, një ndër vetëm për më të mëdhenjtë e futbollit.

Në Sofie këtë të mërkurë, përballë një kundërshtari si Ludogoretz ka mundësinë e tij të parë për të arritur apo kaluar mjeshtrin e Europës, Raul. Ludogorets dridhet, pasi nuk do të ishte një surprizë që Ronaldo të shkarkojë mbi bullgarët arsenalin e tij këtë të mërkurë, me këtë formë që e ka nisur la Ligan duke shënuar 10 gola në 6 takimet e para për t’u bërë goleadori më i mirë i fillimit të temporadës spanjolle në këto 60 vitet e fundit. Në rrugën që ecën Cristiano nuk ka kufizime shpejtësie.

Apriori për Messin është disi më e komplikuar që të arrijë shpejt legjendën madrilene. Është 4 gola larg Raul dhe mbi të gjitha argjentinasi luan në Paris, një territor më kërkues në krahasim me Sofien, dhe mbi të gjitha që nuk is jell kujtime të mira nga përballjet e këtyre viteve të fundit. Edhe Leo Messi ecën si shigjetë, shënon dhe bën repart i vetëm, për të gjithshka është e mundur.

Numrat dihet, nuk gënjejnë, Cristiano Ronaldo i ka shënuar 68 golat e tij në Champions në 104 ndeshje, ndërsa Messi ka një përqindje akoma më të lartë realizimi me 67 gola në 88 takime.

Raulit iu deshën 142 mbërmje europiane për të arritur në kuotën e 71 golave. Ferrari herët a vonë do të parakalohet. Është ligj i jetës!(Sport News) /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori