"Goli në derbi, më i rëndësishmi në karrierën time"
Tifozët e Real Madrid i kishin shpresat te ylli i tyre Cristiano Ronaldo, ndërsa Atletico Madrid i trembej më shumë portugezit, por njeriu që dërgoi "Los Blancos" në gjysmëfinalet e Champions League ishte Javier Hernandez.

Tepër i lumtur pas takimit, meksikani e ka vlerësuar golin e shënuar në "Santiago Bernabeu" si më të rëndësishmin në karrierën e tij.

"Unë kam shënuar gola të rëndësishëm në karrierën time, por ky gol është i pakrahasueshëm. Ronaldo më dhuroj një asist fantastik", u shpreh ish sulmuesi i Manchester United.

Javier Hernandez tha se goli është për të gjithë ata, të cilët besuan tek ai.

"Ky është një derbi dhe Atletico është ekip i madh. ‘La Decima’ dhe titujt janë të njerëzve madrilenë, të njerëzve që besojnë në këtë klub. Unë falënderoj familjen dhe të gjithë ata tifozë që besuan te mua. Ky gol është për ata". /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori