Griezmann: E ardhmja ime vendoset para Botërorit
Pëlqej
Antoine Griezmann është lidhur shumë më një transferim të mundshëm tek klubi i Barcelonës që po vazhdon të insitojë për shërbimet e francezit.

Pas fitores 3-1 kundër Italisë mbrwmjen e djeshme, Griezmann është shprehur se e ardhmja e tij do të vendoset përpara se të nis Botërori "Rusia 2018".

“E ardhmja ime do të vendoset para fillimit të turneut”, deklaroi Griezmann.

Griezmann ka bërë një paraqitje të shkëlqyer këtë sezon ku ishte vendimtarë me dy golat e tij në finalen e Europa Leaguen duke i dhuruar titullin klubit të Atletico Madrid.

Edhe me Kombëtaren e Francës, Griezmann e ka vërtetuar vlerën e tij ku mbrwmjen e djeshme arriti të shënaj gol nga pika e bardhë e penalltisë. /albeu.com/


Shtuar më 02/06/2018, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori