Guardiola e pranon: Porto më lart se Bayerni
Pep Guardiola e ka të vështirë të gjejë argumente për të justifikuar humbjen me Porton, teksa pranon nën zë se skuadra e tij ishte më e mira në fushë, por pas portugezëve. Për bavarezët, takimi i parë çerekfinal ishte një makth i vërtetë, ndonëse ishin përgatitur moralisht për mungesat e shumta si Ribery, Robben, Alaba e Schweinsteiger.

"Kaluam shumë shpejt në disavantazh 2-0 dhe me një rezultat të tillë kurrë nuk është e lehtë. Pasi shënuam, morëm frenat e takimit në duar, megjithatë duhet pranuar se Porto ishte më lart. 3-1 është një rezultat i vështirë për t’u përmbysur, por ne do të bëjmë gjithçka, falë edhe avantazhit që do të luajmë në fushën tonë", është shprehur Guardiola.

Ndërkohë te Porto askush nuk e kishte imagjinuar një fitore të tillë kundër kampionëve të Gjermanisë. Trajneri Julen Lopetegui vlerësoi në maksimum performancën e të tijve, të cilët përpiqet t’i mbajë me këmbë në tokë duke u kujtuar se mbeten edhe 90 minuta për ta bërë realitet kualifikimin në gjysmëfinale.

Tekniku spanjoll u shpreh se Bayerni është një skuadër e madhe, ndër më të fortat në botë dhe takimi tjetër në Mynih do të jetë krejt ndryshe nga ai i shtëpisë. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2015, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori