Guardiola premton "remuntadan": Kujtoni se ka mbaruar?
Pëlqej
Manchester City është mposhtur 3-0 në takimin e parë të çerekfinaleve nga Liverpool, por përkundër kësaj humbje, Guardiola beson se skuadra e tij mund të kaloj tutje.

“Në këtë dhomë mendoj se nuk ka askush, përveç djaloshit që flet me ju [Guardiola], i cili beson se mund të kalojmë tutje”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.

“Ekzistojnë edhe 90 minuta tjerë, do të përpiqemi të kualifikohemi”.

“Unë besoj shumë në ekipin tim, ata më treguan shumë gjëra të mira gjatë sezonit. Rezultati është kaq i vështirë, nuk mund ta mohojmë”.

“Sot ju po flisni për Real Madridin që kalon tutje, Barcelonën që kalon, Bayern Munichu që kalon dhe Liverpuli që po kalon tutje”.

“Por, ne të gjithë kemi edhe nga 90 minuta – Sevilla, Juventusi, Roma dhe ne”.

“Ne do të përpiqemi, është kaq e komplikuar, sepse ne do të luajmë kundër një ekip të madh. Kemi leje për ta besuar atë”, përfundoi trajneri i Cityt. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori