Habit Dybala, kjo është deklarat e tij për Messin e CR7
Argjentinasi që luan për Juventusin, Paulo Dybala ka fatin që të luaj më dy lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin te Argjentina.

Për këtë gjë ai ka deklaruar së është shumë krenar.

Madje Dybala ka "rrahur" gjoksin duke thënë se është i vetmi lojtar në botë që mund të luajë dhe të mësojë nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

“Jam i vetmi në botë që mund të luaj dhe të mësoj nga Messi dhe Ronaldo. Nuk a diferenca mes tyre, pasi që të dy janë fenomenal”, ka thënë Dybala.

“Gjëja që më ka befasuar nga Ronaldo është intensiteti me të cilin ai stërvitet, mirëpo edhe uria e tij për fitore” ka deklaruar Dybala. /albeu.com/


Shtuar më 29/09/2018, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori