"Harrojeni Messin ose Ronaldon, ky është më i miri në botë"
Pëlqej
Jemi mësuar që kur thuhet lojtarët më të mirë në botë në mendje na vijnë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Padyshim që ata të dy janë lojtarë të mrekullueshëm, por listës së kësaj kategorie i janë shtuar shumë lojtarë të rinjë, si Neymar apo Mbappe.

Madje ky i fundit sipas mesfushori i Chelsea, Tiemou Bakayoko, beson se Mbappe është lojtari më i mirë në botë pas paraqitjes së shkëlqyer në Botëror.

“Nuk jam i befasuar, ai është shumë i ri, por shumë i pjekur”, tha Bakayoko për Goal.

“Ai është një lojtar shumë inteligjent dhe mendoj se me karakteristika e tij ai është më i miri në botë”.

“Mos harroni se ai është shumë i ri dhe nuk është e lehtë të luash kundër lojtarëve më të vjetër dhe të jesh aq i shpejtë në fushë”, shtoi mes tjerash Bakayoko.

Mbappe është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madridi, por ai ka deklaruar se do të vazhdojë aventurën e tij në Paris. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori