Hasi: Respekt, jo frikë ndaj Borussias
Anderlechti i Besnik Hasit po e pret me entuziazëm takimin e dytë të fazës së grupeve të Champions League përballë Borussia Dortmund. Dy janë arsyet pse kampionët e Belgjikës besojnë te suksesi në shtëpi: e para ka të bëjë më faktin se në sfidën e Stambollit ata arritën të merrnin një pikë të rëndësishme me Galatasarayin dhe e dyta formacioni i Jurgen Klopp po kalon një moment të keq në Bundesligë. Megjithatë për tekniku shqiptar, Dortmundi mbetet favorit.

"Dortmundi mbetet Dortmundi dhe luan në Bundesligë. Ne jemi një skuadër e kampionatit belg, kështu që diferenca është e madhe. Do të përballemi me një nga ekipet më të forta të Europës. Ata kanë eliminuar Realin e Madridit para dy sezonesh, ndaj fjala e parë që më vjen ndërmend për ta është respekt. Është një ekip që ka një sistem të bazuar te forca dhe shpjetësia, pak rëndësi ka kush luan. Sigurisht që Borussias i mungojnë disa lojtarë shumë cilësorë, megjithatë mbetet ndër ekipet më të forta në Europë", është shprehur Hasi në konferencën për shtyp.

Anderlechti vazhdon të kryesojë kampionatin belg, pa pësuar asnjë humbje në 9 javët e para, ndërsa Borussia renditet në mes të tabelës në Bundesligë. Klopp duhet të ndërtojë një formacion pas 7 mungesa, ku më e rëndësishmja mbetet ajo e Marco Reus, por trajneri shqiptar sheh shumë pak pika të dobëta të kundërshtari.

"Është e vërtetë që Borussia nuk mban një pozicion të mirë në Bundesligë, por ata kanë kualitete dhe shumë pak pika të dobëta. Po e kanë një pikë të dobët, por unë nuk kam ndërmend ta them këtu", vijoi Hasi.

Përsa i përket formacionit të Anderlehtit Bram Nuytinck Dennis Praet janë në dyshim, ndërsa Silvio Proto rikthehet nga pezullimi do të do luajë ndaj Dortmundit titullar, duke ulur në stol Davy Roef. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori