Henry jep "recetën": Ja si ndalet Barça dhe Messi
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Nëse Lionel Messi është në melodinë e tij të zakonshme, asnjë ekip nuk mund të bëjë diçka për ta ndalur. Ai është aq i fortë saqë ndonjëherë harron se ai është njerëzor. Së bashku me Cristiano Ronaldon, e ka dërguar këtë lojë në një tjetër nivel.

Ajo që ata të dy kanë bërë shpërfillin logjikën. Për shkak se ata shënojnë me një rregullsi të pabesueshme, ekziston rreziku që t’i marrim arritjet e tyre si të mirëqena.

Mezi po pres që ta shoh Leon dhe skuadrën e Barcelonën në "Emirates" të martën për ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League.

Por më duket se jam i vetmi tifoz i Arsenalit që mezi po e pres vizitën e tyre. I thashë me humor një mikut tim një ditë më parë se edhe sikur Barcelona të vendoste t’i shpërndante falas biletat, tifozët do të këmbëngulnin për të paguar vetëm për privilegjin për të parë Leon dhe këtë skuadër.

Këtë javë mbushen 10 vite nga hera e parë që kuptova sesa special ishte, kur Chelsea e shqelmonte në çdo cep të fushës në një ndeshje Champions-i në "Stamford Bridge". Por ai vazhdonte të ngrihej dhe vraponte drejt tyre përsëri e përsëri.

Ai mungoi prej dëmtimeve muskulore pjesën më të madhe të sezonit tim të parë në "Camp Nou", por vitin pasardhës, kur ishte 100% fizikisht, skuadra shpërtheu. Prej atij momenti, Barça nuk e ka kthyer më kokën pas dhe trioja e sulmit të tyre shënoi 122 gola sezonin e shkuar. Jashtë fushe Leo është një lojtar shumë i qetë dhe me këmbë në tokë.

Por, për të arritur nivelin e tij, duhet të kesh njëfarë egoje, sjelljeje dhe dëshire. Dhe Leo e vendos futbollin nën këmbët e tij. Ai është një kafshë, e cila dëshiron të vrasë prenë e saj. Prandaj do të jetë shumë e vështirë për Arsenalin. Nuk mund të provosh ta markosh truptrup Leon dhe as t’i vendosësh pas 2-3 mbrojtës, sepse do të lije shumë hapësira për Suarezin, Neymarin, Iniestan dhe Turan-in.

Barcelona duhet ndalur si një ekip. Dhe, që kjo të bëhet e mundur, duhet të jesh në ditën perfekte dhe me shumë fat. Kjo ndodhi kur Chelsea mundi Barcelonën në gjysmëfinalen e 2012-ës, kur Messi goditi shtyllën nga penalltia dhe gjigantët spanjollë humbën aq shumë raste përballë Peter Çehut gati të pamposhtshëm. Arsenali duhet të luajë siç bënë kur mundën 2-0 Bayernin në "Emirates" në tetor.

Ata duhet të pranojnë faktin se do kenë vetëm 30% të topit dhe duhet të tregohen efikasë kur ta marrin atë në zotërim. Çdo lojtar duhet të ndërrojë marshin. I gjithë ekipi duhet të mbrohet si një njësi dhe mesfushorët e krahut duhet të zbresin në thellësi dhe të luajnë më tepër në gjysmëfushën e tyre. Të ndodhë rrallë të kesh shansin të luash kundër Barçës, kështu që duhet të jesh gati për të sakrifikuar pjesë të lojës sulmuese si brenda, ashtu edhe jashtë fushe.

"Topçinjtë" duhet të tregohen të zotë me topin, të qëndrojnë kompaktë, të luajnë në kundërsulm dhe shënojnë sa herë të shkelin në zonën kundërshtare. Ata nuk mund t’ia tolerojnë vetes që të shfaqen të ekspozuar në mesfushë dhe duhet ta detyrojnë Barçën që të vrapojë mbrapa 70 metra përpara se ta rimarrë topin.

Nëse i lejon ata që të qëndrojnë në gjysmëfushën tënde aksion pas aksioni, atëherë bëhet pothuajse e pamundur për t’u mbrojtur. Kështu i ndodhi Arsenalin në ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit kur ata u shpartalluan 5-1. Ata duhet të jenë ende në valle kur të vizitojnë "Camp Nou"-n muajin tjetër, kështu që edhe një 0-0 do ishte një rezultat i arsyeshëm.

Por të ruash portën e paprekur ndaj një ekipi që ka dominuar futbollin gjatë dekadës së fundit nuk është detyrë e lehtë. Leo është edhe më i fortë tani sesa kur unë luaja me të, sepse ai jep më shumë asiste dhe ka përmirësuar goditjet e dënimit.

Ai është rikthyer gjithashtu në pozicionin e tij më të mirë, krahun e djathtë të sulmit që pas ardhjes së Suarezit. Lëvizja e uruguaianit krijon hapësirë për Leon dhe Neymarin. E shijova kur Barça shënoi penalltinë-asist ndaj Seltës dhe ngacmova Robert Pires me një mesazh: "Messi nuk u bë nervoz si dikush që unë njoh".

U tha se Messi u tregua arrogant ndaj rivalëve. Por nuk ka asgjë të gabuar të tregohesh pak dinak për të argëtuar tifozët. Në fakt, një gjë e tillë duhet nxitur për të bërë diçka ndryshe dhe mos qenë robot në fushë.

Messi u shndërrua në lojtarin e parë në histori që shënon 300 gola në kampionatin spanjoll. Dhe duke qenë vetëm 28 vjeç ai do të shënojë shumë të tjerë përpara se t’i varë këpucët në gozhdë. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2016, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori