Pas fitores tenistike kundër Hannover 96 me rezultatin 1-6 Trajneri i Bayern Munchen, Jupp
Heynckes, vazhdon të karikojë në maksimum lojtarët e tij në vigjilje të sfidës delikate të Champions League kundër Barcelonës.
"Lojtarët na treguan sërish që Bayerni nuk ka skuadër të dytë, por dy
ekipe të para. Futbollistët më shumë po argëtoheshin dhe sistemi i tyre ishte perfekt. Të gjithë janë të motivuar, të disiplinuar dhe goleadorë. Loja në pjesën e parë ishte kryesore. Tani, Barcelona le të vijë", tha
Heynckes. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2013,
ora 15:14