Higuain i lumtur edhe me barazimin
Pëlqej
Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka këmbëngulur se me rëndësi për të ishte që Juve të mos pësojë humbje ndaj Sportingut. Bruno Cesar zhbllokoi rezultatin duke çuar vendasit në epërsi pas 20 minutash lojë.

Megjithatë, Bianconerët gjetën rrugën e rikthimit dhe barazuan rezultatin.

“Ishte fitore e vështirë. Barcelona fitoi me një autogol dhe ata filluan mirë në këtë takim ndaj nesh. Ishte një pikë e madhe. Tani ne duhet të rikuperohemi para të dielës”.

“E rëndësishme është që të mos humbisnim ndaj një ekip të mirë dhe ne kemi ende tri pikë përparësi para tyre dhe shpresoj të sigurojmë kualifikimin në dy xhirot e radhës”.

“Unë gjithnjë tentoj të bëj më të mirën të ndihmoj ekipin. Ne kemi fituar një pikë të rëndësishme në një arenë të vështirë”, potencoi Higuain.

Higuain u rikthye në top formë duke realizuar tri gola në dy ndeshjet e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2017, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori