Real Madrid-Atletico Madrid. Është kjo
finalja e madhe e Champions League për këtë sezon. Pas sukseseve kundër
Bayern Munchen dhe Chelsea në gjysëmfinale dhe kundër Borussia
Dortmund dhe Barcelonës në çerekfinale, dy ekipet e kryeqytetit spanjoll prenë biletat për në finalen e 24 Majit në stadiumin "Da Luz" të Lisbonës.
Por kjo finale ka edhe një detaj shumë interesant dhe historik: nëse më parë kemi parë shpeshherë të përballen ekipe të një shteti si Juventus-Milan apo
Bayern Munchen-Borussia
Dortmund finalja e Lisbonës do të mbahet mend si
finalja e parë derbi, ku përballen skuadra të të njëjtit qytet.
Kush do të triumfojë? Të presim 24 Majin.../albeu.com/
Shtuar më 01/05/2014,
ora 10:03