I apasionuar pas tatuazheve, Coutinho tregon domethënien e tyre

Philippe Coutinhho, është një nga lojtarët më të shtrenjtë të Barcelonës.

Ai përveç pasionit për futbollit duket se është i apasionuar edhe pas tatuazheve.

Braziliani numër shumë të tillë në trupin e tij duke nisur nga një spirancë e vogël në vesh e deri te tribalet që i mbulojnë të gjithë krahun.

Këto tatuazhe, që të gjitha kanë një kuptim dhe një arsye.

“Kam disa tatuazhe, disa të dedikuara për vajzën time, një me emrin e gruas sime (Aine), gjithashtu me emrat e prindërve të mi”, – shpjegoi vetë Philippe Coutinho.

Në parakrahun e djathtë, ai ka portretin e vajzës së tij të vogël, Maria, dhe një fjali kushtuar saj.

Gjithashtu, shfaqet emri i vajzës së tij. “E bëra në Brazil, zgjati pesë orë si proces”, – komentoi ai.

Megjithatë, në krahun e majtë është vendi ku paraqiten më shumë tatuazhe të Coutinhos. Mund të shihet nga një puthje, një top futbolli, Krishti i Corcovado, figura e një luani.

Dora e majtë e Coutinho është, gjithashtu, e tatuazhuar. Ka një mbishkrim në pjesën e përparme të dorës.

Në anën e pasme ka “B.C.” Në gishtat e tij ka simbole të ndryshme, të tilla si një kryq, apo një çelës muzikor, një zemër, një diamant.

“Tattoo” më mediatike është ajo e Mickey Mouse.

Braziliani shpjegon se “e bëri atë me gruan e tij për vajzën. Ajo merr Minnie dhe unë marr Mickey”, – tha Coutinho duke qeshur.

Nga ana tjetër, në gjoks duken dy tatuazhe.

I pari është bërë me një frazë në arabisht, që është pothuajse në klavikulën e majtë, ndërsa i dyti shfaqet shumë më i madh, që zë të gjithë gjoksin e mesfushorit brazilian dhe lexon “Grateful”.

Së fundi, një tjetër tatuazh ndodhet në veshin e majtë, nga jashtë. Është një spirancë e vogël detare. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2018, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori