Ibra: Po, unë jam "biri i Zotit" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në një nga tribunat e "Amsterdam Arena", gjatë barazimit 1-1 mes Ajaxit vendas dhe Paris Saint Germain, ra në sy një banderolë ku shkruhej: "Mirë se u ktheve bir i Zotit", që i referohej njërit prej lojtarëve të kampionëve të Francës, që në të kaluarën ka qenë pjesë e harkëtarëve. Por për cilin bëhet fjalë? Për Maxwell, Van der Wiel apo Zlatan Ibrahimoviç?

Dilemat i shuan vetë gjiganti suedez, i cili pas takimin pohoi se ai mesazh i ishte drejtuar pikërisht atij.

"Sigurisht që ajo banderolë ishte për mua. Rikthimi në këtë stadium ishte dicka e vecantë, ishte një mbrëmje e mrekullueshme", u shpreh Ibra pas ndeshjes

12-vjet më parë Zlatan debutoi në Champions League me Ajaxin, skuadër të cilën tashmë e sfidon si kundërshtare në fazën e grupeve, duke mbrojtur ngjyrat e Paris Saint Germain.

Pasi dështoi të shënonte në "Amsterdam Arena", 33-vjeçari shënjestron Barcelonës, me të cilën ka llogari të hapura.

"Tani PSG duhet të reagojë dhe të marrë pikë ndaj Barcelonës. Do të takohemi pas dy javësh", vijoi Ibrahimoviç. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori