Ibrahimovic paralajmëron rikthimin e bujshëm në këtë kampionat
Pëlqej
Zlatan Ibrahimovic po shkëlqen në Ligën Amerikane MLS, ku së fundmi ka shënuar edhe golin e 500 të karrierës së tij.

Kontrata aktuale e suedezit me gjigantin amerikan, La Galaxy skadon në 31 dhjetor të vitit 2020, por mesa ka delaruar vetë futbollisti ai do të vazhdoj të luaj futboll edhe pas kësaj kontrate.

36-vjeçari ka pranuar se i ka ardhur një ofertë nga ish-skuadra e tij Malmo për ta mbyllur karrierën e tij në vendlindje.

“Kam marrë një ofertë dhe te Malmo dëshirojnë që unë të kthehem në shtëpi dhe ta përfundojë karrierën”, tha Ibrahimovic.

“Nuk e di nëse do të kthehem, nuk ia mbyll dyert kësaj oferte. Është një kampionat që më mungon dhe të shohim”, ka thënë suedezi.

Ish-sulmuesi i skuadrave të mëdha si Juventus, Barcelona, Milan, Inter, PSG, Ajax e Manchester United ka ironizuar me ata që nuk besuan në fillim tek ai.

“Më e bukura është kur e kujtoj se në fillimkarrierës, thanë të gjithë është një lojtar i mirë por që nuk shënon gola, tani besoj se kanë përgjigjen”, tha Ibrahimovic. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2018, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori