Ibrahimovic shfryn ndaj kritikëve: Gola të tillë nuk përsëriten
Pëlqej
Zlatan Ibrahimovic, pa dyshim që është një nga lojtarët më të mirë në botë, dhe së fundmi ka realizuar golin e 500 të karrierës së tij.

Tashmë sulmuesi 36 vjeçar luan në MLS pranë klubit të LA Galaxy ku goli i tij i fundit jo vetëm plotësoi "500" por edhe u bë viral në rrjet për shkak të mënyrës së realizimit.

Së fundmi suedezi i kujtoi sërish kritikët, duke iu thënë se kishin menduar gabim për të:

“Unë kisha një shans për të luajtur me të gjitha klubet e mëdha, ku kam pasur si bashkëlojtarë emra të mëdhenj. Në të gjitha këto stacione të karrierës kam qenë kryegolashënues. Më e bukura është se, kur e fillova karrierën time, thanë se ky lojtar është i mirë, por nuk është në gjendje të shënojë shumë gola. Me sa duket, unë isha i zoti në këtë drejtim. Tani kam arritur shifrën e 500 golave në karrierë. Ky është një numër i çmendur në futboll”.

Superstari suedez shtoi se vetëm ai ishte i aftë për të shënuar gola si ai kundër Torontos:

Goli i fundit nuk mund të ndodhë përsëri, vetëm unë mund të shënoj një gol të tillë.” Ibrahimoviç do të kërkojë të vazhdojë të shtojë numrin e tij të golave të dielën, kur Galaxy përballet me Sounders Seattle, kundërshtar i cili aktualisht është është gjashtë pikë përpara LA në Konferencën Perëndimore. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2018, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori