Iniesta ve dorën në zjarr: Eleminojmë Milanin
"Kundër Milanit do të luftojmë që nga minuta e parë si të ishte ndeshje për jetë a vdekje. Nuk kam dyshime se do të jetë i vështirë kualifikimi, por vë dorën në zjarr se do të kalojmë në çerekfinale".

Kështu është shprehur Andres Iniesta një ditë pas eliminimit nga Kupa e Mbretit. Barcelona u mund 1-3 në Camp Nou nga Real Madrid dhe humbja ndaj Milanit në San Siro (2-0) duket se nuk ka qenë e rastësishme.

Mesfushori spanjoll mendon se një nga arsyet e rënies së Barcelonës është mungesa e trajnerit Tito Vilanova: "Do të gënjeja po të thoja që nuk ndikon. Është normale që gjërat vështirësohen nëse nuk ke trajnerin pranë, por po punohet mirë falë teknologjisë që të lejon të komunikosh edhe kur je larg".

Gjithsesi, Iniesta mendon se nuk duhet ekzagjeruar me krizën e Barcelonës: "Mund të humbasësh kur luan ndaj një skuadre të madhe që ka lojtarët më të mirë në Botë, por të mos harrojmë se kryesojmë kampionatin me një avantazh të madh. Eliminimi nga Kupa është i rëndë, por duhet të shohim përpara". /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2013, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori