Interi në "hall", mbrojtësi nuk rinovon për shkak të Mourinhos
Pëlqej
“Ylli” i mbrojtjes së Interit, Milan Skriniar merkaton e kësaj verë ka qënë në krye të listës që kërkonte Jose Mourinho te Manchester United.

Por edhe pse kjo lëvizje nuk u arrit gjatë verës për shkak të mbyljes së merkatos në Premier League, thuhet se Mourinho e ka ruajtur interesin për Milan Skriniar dhe do të tentojë përsëri në merkaton e dimrit.

Kjo ka bërë që Skriniar të mos rinovojë kontratën e tij me Interin edhe pse këta të fundit gati ia kanë dyfishuar rrogën e tij.

Sipas asaj që bën me dije “Il Corriere dello Sport”, Interi i ka ofruar lojtarit 2.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që tani merr 1.5 milionë euro.

Por ajo që ka bërë me dije agjenti i futbollistit është se paga që ofroi Murinho për lojtarin ishte 3.5 milionë euro dhe kjo po e tundon shumë Milan Skriniarin./albeu.com/
Shtuar më 14/09/2018, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori