"Isco dhe James? Ndoshta titullarë në derbi"
Isco apo James Rodriguez? Është kjo kryefjala e këtyre ditëve në Madrid ku Ancelotti duhet të zgjedhë njërin mes dy mesfushorëve. Për të mos prishur ekuilibrin e krijuar në skuadër, trajneri italian jep një përgjigje ndoshta të papritur.

"Ata mund të luajnë të dy sëbashku në ndeshjen e mesjavës kundër Atletico Madrid për derbin e Champions League", ka thënë Carlo Ancelotti, i cili i shikon të dy mesfushorët titullarë, pavarësisht se ata kanë të njëjtat karakteristika, por drejtuesi i stolit merengues nuk dëshiron të heqë dorë nga klasi i asnjërit.

Në një intervistë dhënë për mediat spanjolle, Ancelotti shton se e ka të gjithë grupin në dispozicion por nuk ka vendosur ende për lojtarët që do të luajnë në "Vicente Calderon". Më pas, ai u përqëndrua te disfata 4-0 e pësuar pak kohë më parë në derbi.

"Ky fakt na motivon më shumë dhe na bën ta vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin. Është një ndeshje e vështirë por ne do të japim maksimumin. Këtë herë do të kem në dispozicion edhe Sergio Ramos, një mbrojtës me teknikë, personalitet, karakter dhe eksperiencë. Do të jetë shumë e rëndësishme që të ruajmë përqëndrimin dhe të imponojmë një ndeshje me intensitet të lartë", është shprehur italiani. /albeu.com/




Shtuar më 12/04/2015, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori