Ish-velina seksi e "Striscia’s" do bëhet nënë, por ende pret propozimin

Pëlqej
Ish-velina e “Striscia la Notizia”, Costanza Caracciolo, partnerja e “BoboVierit, flet për herë të parë për vajzën e saj që pritet të vijë në jetë në muajin nëntor shkruna superpsort.

“Jam shumë e emocionuar, është hera e parë qe flas hapur për këtë gjë. Jam shumë e lumtur, por edhe e frikësuar, por po pres me padurim ta provoj këtë eksperiencë të papërsëritshme jetësore.”

Costanza, kujtoi momentet e vështira kur humbi fëmijën vitin e kaluar, por këtë radhë kishte vendosur që ta jepte lajmin vetëm pas muajit të pestë.

“Këtë herë prita më shumë për të treguar se isha shtatzënë. Kam kaluar një eksperiencë të vështirë, madje, për fat të keq, atë ditë që doli lajmi se do të bëhesha nënë, mësova se kisha humbur fëmijën. Doja të mbroja veten, fëmijën dhe partnerin tim. Deri në momentin kur u sigurova se gjithçka ishte “ok”, nuk i kisha treguar kujt.”

Duke folur për të ardhmen e Christian Vierit, ajo pohoi:

“E njoh Vierin prej shumë vitesh, por nuk prisja se do të krijoja familje me të. Është e çuditshme sesi dashurinë e jetës tënde e ke para syve dhe e kupton vetëm pas disa vitesh. Nëse “Bobo” do të më propozojë, sigurisht që do të martohem me të.”
Shtuar më 23/09/2018, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori