Ja pse rrezikojnë Ramos dhe Alonso
Sipas asaj që shkruan britanikja "The Gurdian" Real Madrid mund të ndëshkohet nga UEFA për sjelljen e Sergio Ramos dhe Xabi Alonsos në ndeshjen e djeshme kundër Galatasaray në Champions League.

Dy futbollistët e klubit spanjoll nëse ndëshkoheshin me karton të verdhë do të humbisnin ndeshjen e kthimit në Stamboll por kur panë se kualifikimi tashmë ishte i siguruar atëherë vendosën që ta merrnin kartonin e verdhë që në këtë ndeshje për të mos rrezikuar gjysëmfinalen e parë.

Por, në rast se UEFA i ndëshkon atëherë ata sërish mund ta humbin ndeshjen gjysëmfinale. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2013, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori