Jo çdokush mund ta bëjë por Tevez tregon dallimin midis CR7 dhe Messit
Ish-sulmuesi i Argjentinës dhe Manchester Unitedit, Carlos Tevez, së fundmi ka dalë me një deklaratë që jo cdo kush do ta bënte.

Bëhet fjalë për dy futbollistët më të mirë të kohëve të fundit që kanë shkruar histori me klubet e tyre, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Carlos Tevez ka pasur fatin që të luaj me të dy fenomenet dhe sipas tij ka arritur të bëjë një dallim midis tyre.

“Kurrë nuk e kam parë Messin në palestër. Kurrë nuk e kam parë Messin duke stërvitur si ta ndalë topin apo ushtrime të tilla. Për të gjithçka vjen natyrshëm, megjithëse penalltitë i ka ushtruar. Në fillim nuk i gjuante, por tani i gjuan vazhdimisht në qoshe”, tha ai.

“Ndërsa, Cristiano gjithmonë ndalej në palestër pas stërvitjeve. E kishte fiksim, dhe për të qenë më i miri në çdo aspekt, ai gjithmonë vinte i pari. Kur kishin stërvitje në nëntë të mëngjesit, unë shkoja në tetë por e gjeja Ronaldon aty. Edhe nëse shkoja në 7:30, prapë e gjeja aty”, tregoi ai,

“Fillova ta pyes veten: ‘Si ta heq qafe këtë njeri?’ Një ditë, shkova në stërvitje në gjashtë të mëngjesit, por ai ishte aty! I përgjumshëm, por ishte aty”, shtoi ai. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2018, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori