Sulmuesi i Juventus Alessandro
Matri beson se skuadra e tij do të kualifikohet në raundin tjetër të Champions League pavarësisht se është mundur në ndeshjen e parë 2-0 nga Bayen Munchen.
"Jemi përballur me një nga tre skuadrat më të forta në botë dhe mund të qëndroj të humbasësh një ndeshje. Bayerni ka lojtarë shumë të mirë, por ne besojmë se në ndeshjen e kthimit do të arrijmë të kthejmë
rezultatin", është shprehur
Matri.
"
Deklarata e
Beckenbauer për Buffon? Mund të them vetëm se nuk ishte inteligjente. Gigi është një nga portierët më të mirë, ndoshta më i miri i të gjitha kohërave", përfundoi sulmuesi juventin. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013,
ora 12:12