Juve-Borussia, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

JUVENTUS (4-3-1-2)
Rikthehen emocionet e Champions League. Borussia Dortmund vërtet mund të jetë skuadra e 12 në klasifikimin e Bundesligës për këtë sezon, por ka mbërritur në Itali për të marrë fitoren përballë Juventus.

Ekipi i Jurgen Klopp, me 3 fitoret radhazikampionat mesa duket ka filluar misionin e shpëtimit nga një disfatë sezonale. Dortmund e përfundoi fazën e grupeve duke u renditur në krye të Grupit D, me vetëm një humbje dhe 14 gola të shënuar për t’u përballur me Juventus në këtë ndeshje të parë të fazës së 16-shes.

Fitorja në kampionat me Freiburg, Mainz dhe Stuttgart i dhanë një frymëmarrje në Bundesligë dhe një gjendje të mirë psikologjike në prag të kësaj ndeshjeje me Juven.

Nga ana tjetër, skuadra e Allegrit ka një seri rezultatesh pozitive duke ruajtur statistikën e asnjë humbjeje që nga muaji tetor në Serie A. Ata udhëheqin kampionatin italian të shkëputur 9 pikë nga vendi i dytë dhe po i afrohen titullit të katërt radhazi. Por në Champions nuk arrijnë të kalojnë fazën tetëshe që nga sezoni 2002-2003. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2015, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori