Juve në vazon e dytë, ja kokat e grupeve
Pëlqej
Në pritje të shortit të Champions League, i parashikuar për datën 28 gusht në Montecarlo, UEFA dje ka publikuar koeficientët e skuadrave pjesëmarrëse në këtë kompeticion madhështor, plus atyre që do të marrin pjesë në fazën Play Off.

Në pritje që të njihen zyrtarisht të 32 pjesëmarrëset e fazës së grupeve që do të jenë pjesë e goglave, për momentin janë zyrtarizuar 8 kokat e grupeve, të cilat janë: Real Madridi, Barcelona, Bayern Munchen, Borussia Dortmund, Chelsea, Benfica, Atletico Madrid dhe Schalke 04.

Për sa u përket ekipeve italiane, Juventusi, kampionia në fuqi do të jetë pjesë e vazos së dytë, duke e pasur të sigurt përplasjen me një prej skuadrave të mësipërme, ndërsa Roma, nënkampione e Serie A, është e ndarë mes vazos së tretë dhe të katërt, në varësi të sfidave Play Off. Ndërsa Napoli, nëse kalon fazën eliminatore, do të jetë me shumë siguri në vazon e tretë. /albeu.com/



Shtuar më 02/08/2014, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori