Juve-Real, Del Bosque: Allegri ka në dispozicion kampionë të mëdhenj
Tekniku i Spanjës Vicente Del Bosque ka dhënë një intervistë të gjatë për "TuttoSport" për të komentuar gjysmëfinalen e parë në Champions League mes Juventusit dhe Real Madrid.


"Parashikimet nuk më kanë pëlqyer kurrë. Të katërta gjysmëfinalistet kanë mundësi të shkojnë në finale dhe të fitojnë trofeun. Juventusi është shumë kompetitiv dhe këtë e tregon prej disa vitesh. Allegri ka në dispozicion kampionë me një eksperiencë të madhe. Ka një grup lojtarësh që njihen në perfeksion dhe kjo që është shumë e rëndësishme. Juventusi është një skuadër shumë solide", ka thënë tekniku i "La Roja"-s. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2015, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori