Juve replikon me Atleticon: Kemi 32 tituj
Përballje edhe në Twitter mes Atletico Madrid dhe Juventusit, rivalë mbrëmjen e djeshme në Champions League. Para sfidës në "Vicente Calderon" të dy klubet kanë shkëmbyer disa postime në Twitter.

"Los Colchoneros" e cilësonin Juventusin si skuadrën me më shumë tituj në Itali, duke i akorduar 30 tituj kampionë, por nuk mungoi kundërpërgjigja e bardhezinjëve, të cilët i kujtonin spanjollëve se numri i titujve është 32.

"Është një histori e gjatë... por për ne titujt në Serie A janë 32", lexohet në reagimin e Juventusit. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori