Juventus nis Champions-in, Allegri lë jashtë yllin e skuadrës
Sot do të luhet dita e dytë e debutimit të Champions League, ku në fushë do të zbresin 16 skuadrat e mbetura te grupeve.

Klubi i Massimiliano Allegrit, Juventus pritet të përballet me Valencian, një armike e përbetuar e yllit të kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo kur ky i fundit ishte në Madrid.

Juventus shihet si një nga skuadrat favorite për të fituar Championsin këtë vit sidomos me përforcimin e ri, Ronaldo.

Ky i fundit duket se ka sjellë edhe disa probleme në skuadër, pasi nuk po lë hapsira të bollshme për lojtarët e tjerë.

Në këtë përballje trajneri Allegri bësohet se do të lërë përsëri jashtë yllin e skuadrës, Paulo Dybala.

Nuk do të jetë titullar as Douglas Costa, i pezulluar në kampionat me 4 ndeshje, pas pështyrjes që i bëri Di Francesco.

Ndërkohë në mediat italiane janë shpërndarë edhe formacionet e mundshem të dy skuadrave.

VALENCIA (4-4-2): Neto; Piccini, Gabriel, Diakhaby, Gayà; Soler, Parejo, Wass, Guedes; Rodrigo, Gameiro.

JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Cancelo; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo.
Shtuar më 19/09/2018, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori