Juventus nuk ndalet! Pas CR7 kërkon një tjetër "yll" te Reali
Pëlqej
Juventus pas shumë lajmesh, polemikash e thashethemesh ja arriti që të firmos me Cristiano Ronaldon për 105 milion euro.

Por mesa duket tifozët e Juventus edhe pse të kënaqur me blerjen e re po kërkojnë që të marrin një tjetër lojtarë të rëndësishëm nga Real Madrid.

Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian Marcelo, i cili së fundmi është është bërë ndjekës i profilit zyrtar të Juventusit në “Instagram”.

Me shumë gjasë, ky është një nga treguesit e parë që Marcelo mund të kalojë te Juventus në të ardhme duke marrë parasyshë edhe miqësin që ka me Cristiano Ronaldon.

Gjithashtu edhe tifozët bardhezinj të Juventusit po ëndërrojnë për të pasur Marcelon dhe këtë e kanë shfaqur hapur edhe në rrjetet sociale, ku “hashtag”-u #Marcelo po kthehet në trend edhe në “Tëitter”.

Mes të tjerash, kjo çështje është e lidhur edhe me nevojat për të mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes së Juventusit.

Gjithçka mbetet e lidhur me fatin e një tjetër braziliani, si Alex Sandro, i cili gjithmonë ka qenë mes dilemës mes nxjerrjes së tij në merkato dhe mundësisë për ta mbajtur, përmes rinovimit të kontratës. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori