Juventus, rotacion në Champions
Rotacioni është një fjalë që nuk i pëlqen shumë trajnerit të Juventusit, Antonio Conte, por në prag të debutimit në Champions League këtë sezon, tekniku i bardhezinjve do të detyrohet të bëjë ndryshime. Në prag të ndeshjes kundër Kopenhagenit (sot, ora 20:45) kampionët e Italisë do të nisin sprintin e 7 ndeshjeve në 22 ditë, një kalendar i ngjeshur që imponon ndryshime në formacion.

Në repartin difensiv, Andrea Barzagli pritet që ta nisë nga pankina pasi ka lënë pas dëmtimin dhe rendimenti i tij ka qenë i mirë, por nuk do të rrezikohet ndaj danezëve. Në vend të tij pritet të luajë Angelo Ogbonna, që do të bëjë kështu debutimin si titullar me Juventusin. Risi pritet të ketë dhe në sulmin e bardhezinjve për të shtuar zgjedhjet në dispozicion të trajnerit Conte ndaj skuadrës daneze.

Fabio Quagliarella është favorit për të zëvendësuar Mirko Vuçiniç. Malazezi nuk luajti mirë në "San Siro" dhe është i destinuar të parkohet në stol për dy ndeshjet në vijim.

Por, edhe pse në letër gjithçka duket e thjeshtë, ndeshja me danezët nuk do të jetë e lehtë dhe Juventus ka një eksperiencë të tillë kur luajti me Nordsjaelland në tetorin e shkuar duke barazuar dhe duke rrezikuar kualifikimin në fazën tjetër të Champions-it. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2013, ora 10:55
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Juventus FC në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori