Kane këshillohet të shkojë te Real Madrid ose te Barcelona
Harry Kane është shapllur si lojtari më i kushtueshëm për momentin sipas disa përllogaritjeve të bëra nga CIES Football Observatory, duke lënë pas emra si Messi, Neymar apoi Cristiano Ronaldo.

Tashmë miku i tij Roman Pavlyuchenko e ka këshilluar Kanen që të shkojë tek ndonjë klub i madh siç është ai i Barcelonës apo Real Madidi.

Nëse Barcelona dhe Real Madridi e telefonojnë atë, atëherë po, ai duhet të shkojë”, tha Pavlyuchenko për Goal.

“Tottenhami është klub i madh, por ata nuk luajnë në fazën finale të Champions League. Nëse ai dëshiron diçka më shumë në karrierë, duhet, natyrisht, që t’i bashkohet një klubi më të madh” shtoi më pas ai. /albeu.com/

Shtuar më 07/06/2018, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori