Kapiteni i Romës elozhe pë trajnerin Eusebio Di Francesco
Pëlqej
Kapiteni i Romës, Daniele De Rossi ‘ngre në qiell’ trajnerin aktual të verdhekuqve, Eusebio Di Francesco. Mesfushori evidenton përmirësimin e dukshëm të skuadrës në krahasim me vitet e kaluara, sidomos në aspektin psikologjik dhe të mentalitetit.

“Me Di Francescon jemi përmirësuar shumë, veçanërisht për mënyrën se si sillemi në fushë. Tani nuk kemi më frikë dhe përballemi si të barabartë me çdo kundërshtar. Ia kemi dalë të zhvillojmë ndeshje shumë të mira dhe me shumë agresivitet. Besoj se këtë vit jemi në rrugën e duhur për të fituar trofe”, tha De Rossi.

Në këtë fillim sezoni, Di Francesco ka bindur të gjithë skeptikët, se është i aftë mjaftueshëm për të drejtuar skuadrën e Romës. Pas ndeshjes me Chelsea-n, trajneri shijoi edhe ndjesën e tifozëve për dyshimet e hedhura mbi të. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori