Kaq para fitojnë 10 agjentët më të fuqishëm të sportistëve
Pëlqej
Revista amerikane Forbes si çdo vit ka publikuar emrat e disa nga menaxherët më të fuqishëm në mbarë botën.

Nga kjo listë vihet re emri i agjentit të Cristiano Ronaldos dhe shumë futbollistëve të tjerë i cili renditet në vendin e dyë me një pagesë prej 100.52 milion dollarësh.

Buzëqesh edhe menaxheri, Mino Raiola, që futet në “top 5”, duke u ngjitur brenda një viti nga vendi i 10-të në të 5-tin.

Menaxheri i Ibrahimovicit dhe Pogbas në 2017-ën përfitonte nga komisionet 43.5 milionë dollar, me shumën totale nga kontratat e nënshkruara që arrinte 435 milionë dollarë.

Gjatë 2018-ës, përfitimet e tij nga komisionet arrijnë 62.89 milionë dollar, me një qarkullim prej 628.9 milionë dollarësh.

Sa u përket agjencive, Gestifute e Jorge Mendezit renditet e shtata, ndërsa kryeson Creative Artists Agency.

Lista e plotë e 10 menaxherëve sipas Forbes:


Agjentët, Sporti, Komisione

1 Scott Boras, Bejsboll, $105.16 milionë

2 Jorge Mendes, Futboll, $100.52 milionë

3 Jonathan Barnett, Futboll, $79.56 milionë

4 Jeff Schëartz, Basketboll, $66.78 milionë

5 Mino Raiola, Futboll, $62.89 milionë

6 Casey Close, Bejsboll, $62.17 milionë

7 Sam & Seth Levinson, Bejsboll, $49.47 milionë

8 Volker Struth, Futboll, $46.44 milionë

9 Pat Brisson, Hokej, $45.35 milionë

10 Todd France, Futboll, $41.84 milioni
Shtuar më 26/09/2018, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori