Kartonat e verdhë, një "zakon" i Real Madrid (FOTO LAJM)

Kartoni i Sergio Ramos në ndeshjen e djeshme kundër Galatasaray.
Historia përsëritet. Xabi Alonso dhe Sergio Ramos, të njëjtët protagonistë ashtu si tre vjet më parë në "Amsterdam Arena", të cilët u ndëshkuan me karton të verdhë pas ndërhyrjeje vë qëllimshme për të konsumuar pezullimin në ndeshjen pasardhëse dhe për të qenë të gatshëm në fazën tjetër.

Këtë herë, e njëjta sjellje u vu re edhe në takimin kundër Galatasaray, ku dyshja madrilene u ndeshkua me kartonë të verdhë në fund të takimit, duke humbur përballjen e ardhshme në Stamboll, ku Realit thjesht i duhet të menaxhojë suksesin e "Santiago Bernabeu".

Në minutën e 90-të, mesfushori spanjoll ndërhyri ashpër ndaj Eboue, ndërsa Sergio Ramos largoi topin duke u ndëshkuar bashkë me shokun e skuadrës së tij. Dy zogj të vrarë me një gur brenda pak sekondash dhe tashmë ata do të pushojnë javën e ardhshme për të qenë të gatshëm në gjysmëfinale nëse Reali kualifikohet. Por ky episod mund t’i kushtojë shtrenjtë skuadrës merengues edhe pse ndryshe nga transferta e HoLlandës, këtë herë Mourinho nuk ka bërë asnjë gjest.

UEFA kërkon të qartësojë situatën, duke analizuar mundësinë e pezullimit me dy ndeshje për futbollistët që ndëshkohen qëllimisht. Kjo do të thotë se Real Madrid, si për ironi, mund t’i humbasë të dy lojtarët titullarë në gjysmëfinalen e mundshme.
Shtuar më 04/04/2013, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori