Kërcënon Pellegrini: E ka rradhën Barça
Manchester City mposhti thellë 5-0 Newcastle United në sfidën e djeshme duke shkurtuar diferencën me Chelsea-n që barazoi në "Stamford Bridge" me modestët e Burnley.

Këtë sinjal pozitiv të skuadrës së tij tekniku Manuel Pellegrini kërkon t’a shfrytëzojë për të bërë një ndeshje të bukur kundër Barcelonës në Champions League.

"Jam i bindur se do të luajmë në të njëjtën mënyrë sikurse kundër Newcastle, por natyrisht nuk mendoj për të njëjtin rezultat. Ndaj Barcelonës do të përpiqemi të shënojmë sa më shumë duke mos pësuar gola. Është një sfidë që zgjat 180 minuta ndaj duhet të mendojmë për të dyja ndeshjet", është shprehur tekniku i City-t. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2015, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori