Kjo është arsyeja pse Ronaldo dëshiron largimin


Pëlqej
Mediat sportive po i kushtojnë një rëndësi të madhe dy deklaratave të lëshuara nga Cristiano Ronaldo mbi të ardhmen e tij në Madrid.

Ronaldo ka thënë se është i kënaqur që ka luajtur me Real Madrid por e ardhmja e tij në kkëtë klub pritet për tu diskutuar në javët e ardhshme.

Mbi këto deklarata kanë reaguar edhe drejtuesit e klubit madrilen, ku Presidenti i klubit Fiorentino Perez ka reaguar duke thënë se Ronaldo nuk mund të largohet pasi ka një kontratë me Real Madridin.

Ndërsa një arsye të mundshme mbi deklaratat e largimit nga Cristiano Ronaldo e ka dhënë edhe gazetari i "Sky Sport", Kaveh Solhekol.

“Cristiano nuk është i palumtur në Real Madrid. Ai është i palumtur me pagën që merr në Real Madridi – 400 mijë euro në javë. Neymar merr 685 mijë euro në javë, ndërsa Messi 850 mijë euro në javë”, ka shkruar Kaveh Solhekol. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori