Ata janë një prej tifozerive më
spektakolare, më emocionuese dhe më sportive në botë. Ata janë ultrasit e
Borussia Dortmund, të cilët nuk e braktisin kurrë ekipin e tyre të zemrës: qoftë në fitore apo qoftë në humbje. Dhe një gjë e tillë nuk mund të ndodhte dje kur ata ishin një hap larg historisë.
Për ti organizuar benjaminëve të tyre një
pritje madhështore, ndërsa rivalëve të tyre një
pritje "frikësuese", tifozët e
Borussia kishin përgatitur dje në prag të
ndeshjes Borussia Dortmund-Malaga një
koreografi spektakolare, e cila edhe tani pas
ndeshjes por bën xhiron e botës në internet.
Dhe me sa duket ia paska vlejtur pasi gjermanët arritën të preknin gjysëmfinalet e Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2013,
ora 10:03