Kukësi mëson kundërshtarët nëse mund Qarabag
Pëlqej
Kukësi do të përballet me Qarabakun në turin e dytë kualifikues të Champions Leagues skuadër me të cilën luan edhe Ansi Agolli

Por në rast të kalimit të kësaj faze në Champions League, për Kukësin kundërshtari i radhës, të paktën në letër, nuk është aspak më i fortë se skuadra nga Azerbajxhani.

Ditën e sotme është hedhur shorti dhe Kukësi ka mësuar se nëse kalon Qarabag, atëherë do të ketë përballë Bate Borisov ose Helsinkin.

Po ashtu, edhe Shkëndija e Tetovës ka mësuar kundërshtarin e radhës.

Tashmë ata do të ndeshen me Sheriff Tiraspol dhe në rast kalimi do të kenë një përballje të vështirë me austriakët e Salsburg./albeu.com/
Shtuar më 23/07/2018, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori