Së fundmi UEFA ka kërkuar një
ndryshim tepër të madh të rregullave të futbollit, konkretisht golave ne transfertë.
Ky
ndryshim ka ardhur pas një bisedimi në mbledhjen e përvitshme të UEFA-s, “Uefa Elite Club Coaches” .
Tashmë sipas kërkesave të UEFA-s goli në transfertë në kupa nuk do të ketë më atë vlerën shtesë që i jepte kualifikimin atij ekipi që kishte shënuar më shumë gola në transfertë nëse rezultati i të dyja ndeshjeve do të ishte i barabartë.
“Trajnerët mendojnë se të shënosh nuk është më aq e vështirë sa në të kaluarën, e për këtë arsye mendojnë se
rregulli duhet rishikuar”, ka deklaruar zv/sekretari i përgjithshëm i UEFA-s.
“Logjika është se futbolli po ndryshon dhe pesha e rrjetave të shënuar jashtë shtëpie nuk ka të njëjtën peshë si vite më parë kur u prezantua
rregulli”. ka shtuar më pas ai. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2018,
ora 14:26