Ky është rekordi i Ibrahimovicit, që Ronaldo dhe Messi as që i afrohen
Pëlqej
“Talismani” Zlatan Ibrahimovic, i lindur për të thyer rekorde. Pasi u kthye në fushë në Premier League ndaj Newcastle, pas shtatë muajsh nga dëmtimi që pësoi në fund të sezonit të kaluar, duke hedhur poshtë çdo parashikim.

36-vjecari në takimin mes Manchester United dhe Baselit, u bë futbollisti i vetëm i historisë që ka luajtur në Champions League me 7 skuadra të të ndryshme. Zlatan u hodh në fushë në minutën e 74-t, duke zëvendësuar francezin Martial.

Fillimisht është aktivizuar në kompeticionin më të rëndësishëm për klube me Ajaxin e Amsterdamit, më pas me Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG dhë së fundmi me Manchester United. Humbja 1-0 ndaj kampionëve të Zvicrës në këtë rast kalon në plan të dytë, pasi skuadra e Mourinhos thuasje e ka siguruar kalimin në fazën tjetër. Një tjetër rekord ky për një futbolist unik, që nuk ka ndërmend të heqë dorë, pavarërisht problemeve fizike të muajve të fundit. /Albeu.com/

Shtuar më 23/11/2017, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori