Legjenda e Brazilit: Barça s’ka nevojë për Pogba
Ish-futbolisti i Barcelonës dhe legjenda e Brazilit, Rivaldo tha në një intervistë me “Betfair” se Barcelona nuk ka nevojë për shërbimet e Pogbas edhe pse ky i fundit sipas tij është një lojtarë shumë i mirë.

“Pogba është një lojtar i mirë, por unë nuk mendoj se klubi katalanas ka nevojë për atë tani. Barcelona ka nënshkruar me lojtarë të mirë si Arthur, apo Vidal, dhe tani duket se ka një skuadër të mirë për ta filluar sezonin e ri” ka deklaruar Rivaldo.

Me pas ai ka traguar sipas tij edhe trajnerin më të mirë në Europë i cili është trajneri i Atletico Madrid, Simeone.

“Simeone është trajneri më i mirë në Europë” ka thënë Rivaldo. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2018, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori