Legjenda e Italisë tregon pse nuk po shënon CR7
Cristiano Ronaldo është bërë kryefjala e mediave ditët e fundit pasi në tre ndeshje të luajtura në Serie A, portugezi nuk ka mundur të shënojë asnjë gol.

Tashmë tifozët dhe mediat po krijojnë një trysni mbi të madje ka nga ata që e quajnë edhe një transferim të dështuar CR7.

Megjithatë në mbrojtje të tij ka dalë legjenda e Italisë, Christian Vieri, i cili kërkon që Ronaldo mos kritikohet pasi sipas tij është ende herët për të dalë në konkluzione.

Ish sulmuesi i Italisë beson se yllit portugez i ka munguar fati në takimet e para në Serie A dhe ngaqë ai nuk ka ditur të luaj.


“Duhet të lihet i qetë. Në Itali, jemi në gjendje ta kritikojmë, por problemi për mua nuk ekziston”, deklaroi Vieri për mediat italiane.

“Gjithmonë ka shënuar shumë gola. Ai dëshiron të shënojë dhe nëse do të kishte fat do t’i kishte shënuar 5 gola në 3 ndeshje. Rastet i kishte, topi nuk u fut në rrjetë”, u shpreh ai. /albeu.com/.
Shtuar më 03/09/2018, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori